Flash News

KRYESORE

Teatri fut në sherr deputetët. Balla: “Do i bashkohesh kryetarit në gjyq.” Vokshi i kujton këngën për Enver Hoxhën

Teatri fut në sherr deputetët. Balla: “Do i bashkohesh kryetarit

Partia Demokratike denoncoi sot nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, planin e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të grabitur tokën publike dhe atë të Teatrit Kombëtar. Vokshi tha se toka që do i grabitet teatrit do i jepet kompanisë ‘Fusha’ për ndërtimin e gjashtë kullave, tek të cilat do të pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.

Deklaratës së Vokshit iu kundërpërgjigj Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Balla paralajmëron se do të padisë në gjykatë deputeten demokrate, duke i kujtuar edhe paditë që ai ka depozituar kundër kryeopozitarit Lulzim Basha për akuzat për milionat në ‘Toyota Yaris’.

“Duke qënë se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi, meqë në fundjavë ai zakonisht viziton Hollandën, nuk mbetet gjë tjetër përveçse t’ia bashkojmë deputeten me kryetarin e saj në rrugën drejt gjykatës me një padi të radhës. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara. Kjo çmenduri balte e përshkallëzuar pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadisteve të rinj të Shqipërisë”, deklaron Balla.

Këtij kërcënimi, Albana Vokshi i është përgjigjur me ironi në rrjetet sociale, teksa poston videon kur Taulant Balla në moshë të vogël këndonte për diktatorin Enver Hoxha.

Të fundit