Flash News

KRYESORE

Tekstet e këngëve që objektivizojnë 'femrën', studentët e Gazetarisë në Prishtinë "shuplakë" artistëve

Tekstet e këngëve që objektivizojnë 'femrën',

Studentët e "Gazetarisë" në Prishtinë, kanë ndërmarrë një fushatë shumë domethënëse dhe me vlerë për tekstet që këndohen rëndom në këngët e reperëve e këngëtarëve më të famshëm të momentit, të cilët kanë miliona klikime.

"Unë nuk jam teksti yt" quhet mesazhi i video-fushatës, i cili është realizuar në kushte shtëpie me teknologji minimale në kuadër të lëndës "Marrëdhënie me Publikun".

Këngët që janë kritikuar kanë përmbajtje dhe fjalë banale në tekste, klipe prej më të ndryshmeve me skena “hot” e madje femra çdoherë cilësohet si “seks simbol”.

Sipas mediave kosovare, studentët kanë gjetur mbështetje të madhe, por ende nuk ka një reagim nga artistët në fjalë.

Të fundit