Flash News

KRYESORE

Tekstet me gabime/ Në librat e gjeografisë, Kosova është Serbi

Tekstet me gabime/ Në librat e gjeografisë, Kosova është

Janë gjithsej 6 harta të gadishullit ballkanik në të cilat ka gabime për sa i përket kufijve shtetërorë të Kosovës.

“Në 7 raste Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, do të thotë, kur mësohet për shtetet dhe elementet e tij, gjithashtu edhe në klasën e 12 kur flitet për gadishullin ballkanik”, thotë për Klan Kosova një mësues i lëndë së Gjerografisë.

Me këto gabime u bie të përballen më së shumti nxënësit e shkollave të mesme.

Në Ministrinë e Arsimit nuk mohojnë se mund të ketë kësi problemesh në tekstet shkollore, por këtë e arsyetojnë me faktin se, sipas tyre, ky është vetëtestues.

“Krejt ato vërejtjet na i sjellin neve dhe ne ato vërejtje pastaj i filtrojmë, i strukturojmë, edhe të filtruara dhe të strukturuara, ua kthejmë shtëpive botuese. Ato me autorin i përmirësojnë edhe na vijnë tekste të tjera”, tha ministri i Arsimit të Kosovës, Shyqyri Bytyqi.

Të fundit