Flash News

KRYESORE

Televizioni publik (pak) më i besueshëm se privatët në sondazhin e KAS. Media online 'për faqe të zezë'

Shqiptarët i besojnë televizionit publik më shumë se mjeteve të tjera të informimit, sipas një sondazhi të kryer nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer. Megjithëse 46 përqind e të pyeturve thonë se Televizioni publik përdoret ende për qëllime politike, (kjo është përqindja më e ulët në rajon-Bosnja 88 përqind dhe Kroacia 83 përqind), sërish besimi te publiku në përgjithësi është (pak) më i lartë. Shqipëria ndiqet nga Kosova me 50 përqind.

Shqiptarët gjithashtu i besojnë edhe televizioneve private, krahasuar me median print dhe atë online.

Dhjetë përqind e të pyeturve nga Shqipëria thonë se kanë 'shumë besim' te televizioni publik në një sondazh të bërë në 10 vende të Ballkanit që mbulohen nga Fondacioni gjerman . Televizionet private kuotohen në 7 përqind sa i takoh 'besimit të madh', ndërsa media online e ka më të ulëtën, 4 përqind. Sa i përket 'mungesës së besimit' kjo varion në 14 përqind për TV publike, 11 përqind për Tv-të private, 19 përqind për median e shkruar dhe 22 përqind për median online.

Të fundit