Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Kosova shpreh gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kosova është e gatshme që të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit 7.8 ballë që shkaktoi mbi 60 të plagosur dhe shumë dëme materiale.

Haradinaj në Facebook shkroi se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.

“Kosova bashkëndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.

Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kam udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.”, shkroi Haradinaj në profilin e tij.

Të fundit