Flash News

KRYESORE

Tregtonin produkte të falsifikuara, gjobiten tre supermarkete në Tiranë

Katër subjekte supermarkete dhe markete, tre në Tiranë dhe një në Vlorë janë gjobitur pasi u kapën duke tregtuar vaj ulliri të falsifikuar.

Sipas AKU, këto supermarkete/markete furnizoheshin nga subjektet:

- “Saranda Al” me Nipt L21303004C me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 31.12.2019

- “Jolant Shpk” me Nipt L52318026U me adresë Tiranë , furnizimi i lot-it me datë skadence 20.2.2020

- “Leart Iljazi” (Qeparo) me Nipt L66906501J me adresë Vlorë , furnizimi ilot-it me datë prodhimi 01.05.2018

- “O & B/ Ylli Saraci” me Nipt K81318012E me adresë Tiranë, furnizimi i lot-it me datë skadence 7.3.2020

Konkretisht, produkti me emërtim “vaj i ullirit” i lot-eve të sipërpërmendur i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë, pra në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë.

Mbi bazë të kësaj gjetje dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt (pra lot-eve të tjerë) me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.

Në njoftimin e AKU theksohet se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar.

Të fundit