Flash News

KRYESORE

Trump lajmëron takim me Kinën për të diskutuar për tregtinë

Trump lajmëron takim me Kinën për të diskutuar për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se pas një ndërprerjeje të gjatë, do të rinisin bisedimet tregtare me Kinën. Kreu i shtetit amerikan ka biseduar edhe me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe se ekipet e të dy udhëheqësve do të aranzhojnë përgatitjet për një takim mes tyre në kuadër të samitit G20 që do të mbahet këtë muaj në Japoni.

“Kam pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin kinez. Do të kemi një takim të zgjeruar javën tjetër në Japoni”, shkroi Trump në Twitter.

Ekonomia e parë dhe e dytë e botës janë në një luftë tregtare e kjo ka sjellë presion të madh në tregjet financiare. Marrëveshje mes tyre nuk pati dhe bisedimet u ndërprenë në muajin e shkuar.

Trump ka thënë se do ta përshkallëzojë luftën tregtare, e megjithatë kreun e shtetit kinez do ta takojë. Tani pritet konfirmimi nga pala kineze për takimin në Japoni.

Të fundit