Flash News

KRYESORE

Tusk:Trump është një sfidë për BE-në, kërkon të shpërbëhemi

Tusk:Trump është një sfidë për BE-në, kërkon

Bashkimi Evropian e shikon si një nga sfidat më të mëdha presidentin e SHBA-së Donald Trump, pasi ai e dëshiron shpërbërjen e unionit. Deklarata u bë nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili kujtoi se kreu i shtetit amerikan e mirëpriti vendimin e Britanisë së Madhe për t'u larguar nga BE-ja.

Ai e cilëson BE-në si një rival tregtar, ndërsa ka vënë në dyshim vlerën e aleancës mbrojtëse transantlantike - NATO.

"Për herë të parë në histori, një president amerikan është hapur kundër një Evrope të bashkuar. Ai mbështet Brexit-in dhe lutet për shpërbërjen e Bashkimit Evropian", tha Tusk or gazetën gjermane Die Zeit, duke shtuar “Trump është i vendosur për të dobësuar BE-në dhe tha kjo ndoshta është sfida më e vështirë për organizatën.”

Tusk, një ish-kryeministër polak, e përfundon mandatin e tij pesë-vjeçar si president i Këshillit Evropian, ndërsa vendin e tij do ta zërë ish-kryeministri belg, Charles Michel.

Të fundit