Flash News

KRYESORE

“U përdor për propagandë nga Rama”, Grida Duma: Manjola Cakoni nga Thumana ka tentuar vetëvrasjen 

“U përdor për propagandë nga Rama”, Grida Duma:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit nga Thumana, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thëhë se gruaja ka tentuar vetëvrasjen.

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, Duma tha Manjola pas kësaj tentative se ka qenë në rrezik për jetën.

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë  intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.

Kujtojmë se Cakoni në tërmetin e 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma, thotë se kjo familje është përdorur për propagandë nga kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit