Flash News

KRYESORE

U shpall e pabanueshme nga Bashkia, godina ku banonin familjarë nuk ka asnjë dëmtim

U shpall e pabanueshme nga Bashkia, godina ku banonin familjarë nuk ka

Godinat 18, 15 dhe 19 në Qytet Studenti, u shpallën të pabanueshme pas tërmetit të datës 26 nëntor, ku në datën 5 dhjetor Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendim për prishjen e tre godinave pasi paraqesin rrezik jete.

Por sipas “News 24”, që ka arritur të futet në katin e parë të godinës 18, kjo godinë ku banonin familjarë që paguanin një qera vjetore nuk ka asnjë dëmtim sado të vogël, si në mure, në pjesën e tavanit dhe të dyshemesë.

Objekti 4-katësh i ndërtuar në vitet 70’ me tulla silikate, nuk shfaq dëmtime të dukshme as në fasadën e jashtme.

Bazuar në të njëjtën ekspertizë inxhenierike, Bashkia Tiranë klasifikoi të pabanueshme edhe dy godinat e tjera të Qytetit Studenti, 15 dhe 19, ku prej dy dekadash ishin strehuar familje të pastreha, që gjithashtu paguanin qira vjetore.

Të fundit