Flash News

KRYESORE

U tha se do shkojë te Napoli, Reja na sqaron situatën

U tha se do shkojë te Napoli, Reja na sqaron situatën

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, mund të rrijë i qetë. Trajneri Edoardo Reja nuk do të largohet nga Shqipëria.

Ai ishte dje i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e Udineses me Napolin. Mediat italiane raportuan se ai po shihet si pasues i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili ka probleme me presidentin Aurelio de Laurentiis, por duket se kjo nuk është e vërtetë. Reja ka sqaruar se nuk ka lidhje me Napolin.

"Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Ky sigurisht që është një moment i vështirë që po kalojnë ata. Në stadium shkova thjesht si tifoz. Kam besim se Ancelotti do ta zgjidhë problemin e skuadrës, sepse ka cilësi dhe përvojë. Do jem edhe të martën për të përshëndetur Hamsikun".

Të fundit