Flash News

KRYESORE

“Unë model? Më duket si ofendim”, këngëtari i njohur ‘revoltohet’ gjatë intervistës

Këngëtari i njohur, Sergio, përveç talentit që zotëron, njihet edhe si djali simpatik në ‘Showbizin’ shqiptar.

I ftuar në emisionin “Top Show Magazine”,  këngëtari është shprehur i ofenduar në momentin që është pyetur nëse ka marrë oferta për të qenë model, pasi modelingu duket se nuk i pëlqen aspak.

“Nuk e kisha dëgjuar kurrë. Unë nuk e marr si kompliment, më duket pak si ofendim. Por në rast se do vinte dikush dhe të më thoshte që të pozoja si model, s’do të kishte shifër që do të pranoja!”, ka thënë këngëtari.

Sergio së fundmi është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar me projektin e tij të tilluar "Rich Kidz", i cili ka pasur goxha sukses.

 

Të fundit