Flash News

KRYESORE

Urdhri i prerë i Ministrisë së Brendshme: Asnjë certifikatë nuk do shpërndahet nga Zyrat e Gjendjes Civile

Urdhri i prerë i Ministrisë së Brendshme: Asnjë

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, janë takuar me përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në Prefektura dhe Nënprefektura.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Voda dhe Drejtori Doracaj kanë përcjellë porosinë e prerë që zyrat e gjendjes civile të mos lëshojnë asnjë certifikatë personale apo familjare, pasi institucionet shtetërore kanë detyrimin t’i lëshojnë vetë këto dokumente.

“Me inciativën e Qeverisë shqiptare, veprimtaria e Drejtorisë së Përgjithshme e Gjendjes Civile, si dhe institucioneve të tjera shtetërore që ofrojnë shërbime është orientuar drejt shërbimit elektronik, nëpërmjet portalit unik e-albania, përfitues të të cilit janë institucionet shtetërore dhe vetë individët, personat fizikë të regjistryar si përdorues të këtij sistemi”, thuhet në njoftim.

Të fundit