Flash News

KRYESORE

Video/ Pyetja e gazetares nervozon ministren Balluku: Për ça e bën këtë, s’ke pse bërtet?

Video/ Pyetja e gazetares nervozon ministren Balluku: Për ça e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duket se nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares, teksa zhvilloi dje një takim bashkë me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në Kolonjë.

Ndonëse ra në sy pjesëmarrja tepër e ulët e banorëve në takim, duket se ministrja Balluku nuk ka hezituar edhe të ‘kapet’ me gazetarët e pranishëm.

“Pse u anulua HEC-i? Duhet që të ngriheshin banorët në protestë?”, e ka pyetur njëra nga gazetaret ministren Balluku, ndërsa kjo e fundit duke dashur t’i shmanget përgjigjes iu drejtua: Ne duhet të ulemi atje… për ça e bën këtë? S’ke pse bërtet, ulu këtu dhe dëgjo”.

Kujtojmë se prej disa muajsh banorët e Kolonjës janë ngritur disa herë në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në përroin e Rehovës, i cili njihet edhe si i vetmi burim ujor i kësaj zone.

Të fundit