Flash News

KRYESORE

"Virusi s'ka këmbë, por përdor budallallëkun", Rama apel qytetarëve për përdorimin e detyrueshëm të maskës: Mos e humbisni vëmendjen

"Virusi s'ka këmbë, por përdor

‘’Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun’’, kështu është shprehur kryeministri Rama ditën e sotme, ndërsa nga Bovilla- ku mori pjesë në nisjen e punimeve për impiantin e ri të ujit- iu bën apel qytetarëve të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të përdorimin maskat si masë mbrojtëse anti-Covid.

Kryeministri ka kërkuar “të mos neglizhojmë numrat” dhe të biem “viktima të budallallëkut tonë”.

"Më vjen mirë që jemi sot këtu, dhe më vjen ndjesë për mos e filluar me ujin por me maskat. Shumë e rëndësishmë që ajo të vendoset në mjedise të mbyllura. Për të mbrojtur veten e të tjerët. Shumë e rëndësishme që secili mos e humbasë vëmendjen nga numrat. Që e shikoni ishte e pritshme, por rriten. Ndërkohë që në kushtet e reja të krijuara, o do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Luftën me budallallëkun do e bëjë secili, qeveria do bëjë maksimumin, porn ë luftën me budallallëkun duhet ta bëjë individi nëse s’do të bjerë secili. Dhe një shprehje që e kam mësuar, ‘’Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun’’, ’’ tha Rama.

Të fundit