Flash News

KRYESORE

Vranë me thikë të riun dhe më pas e hodhën në kanal, arrestohen dy autorët e dyshuar

Vranë me thikë të riun dhe më pas e hodhën në

Arrestohen dy autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimit, mesnatën e 11 gushtit në Fier.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë dy të rinj, banues në fshatin Sulaj të këtij qytetit.

“S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta””, sqaron policia.

Të fundit