Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, kamerat e sigurisë zbulojnë detaje për të arrestuarin e vetëm

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, kamerat e sigurisë zbulojnë

Policia ka arrestuar dje 39-vjeçarin  Blendi Teta 20 ditë pas vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Sipas policisë personi në fjalë ka penguar hetimet.  Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Teta është parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu e ka mohuar këtë fakt.

Sipas policisë Blendi Teta  dyshohet se ka qenë informator i vrasësve. Policia i ka sekuestruar 39-vjeçarit edhe dy aparate celularë, nga të cilët pritet të dalin detaje për vrasjen.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit. Viktima ishte duke lëvizur me një makinë BMW X5, kur u qëllua me breshëri. Për disa metra autorët shkrepën armën, ndërkohë që viktima  humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një objekt, në anë të rrugës.

Të fundit