Flash News

KRYESORE

Vrasja e teknikut të kondicionerëve, vetëdorëzohet në polici një prej të kërkuarve

Vrasja e teknikut të kondicionerëve, vetëdorëzohet në

Një person i akuzuar se pengoi zbulimin e së vërtetës në vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj u vetëdorëzua sot në Policinë e Tiranës. Albano Kusi 28 vjeç prej disa muajsh kërkohej nga uniformat blu, pasi Gjykata e Tiranës kishte shpallur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Pengim në zbulimin e së vërtetës”. Ngjarja ku ai është i përfshirë ndodhi në muajin gusht të këtij viti në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Albanoja është vëllai i dytë, i cili ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit. Rreth një muaj më parë në polici u dorëzua edhe vëllai i tij,  Griseldo Kusi.

Tekniku i kondicionerit Çelaj u qëllua me plumb në kokë në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori si dhe të vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë”, njoftoi policia e kryeqytetit.

Të fundit