Flash News

KRYESORE

Vrasja në Elbasan/ Dosjet ‘big’ që avokati Gurra ka patur përgjatë viteve

Vrasja në Elbasan/ Dosjet ‘big’ që avokati Gurra ka patur

Ravik Gurra është avokati që është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Ai ndodhej në një lokal kur është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Gurra është avokat i njohur në Shqipëri dhe së fundmi ka patur në duar disa nga dosjet më të nxehta.

Ai ka qenë avokat mbrojtës i Emiljano Shullazit, ‘të fortit’ të Tiranës, i dënuar vitin e kaluar me 14 vite burg. Gurra ka mbrojtur në gjykatë edhe anëtarët e familjes Çapja, e njohur si një prej bandave të Elbasanit, dhe e akuzuar për disa ngjarje në këtë qytet.

Edhe në çështjen e rrugës së Gjinarit avokati Gurra ka marrë në mbrojtje disa nga të pandehurit. I përfshirë në këtë çështje ishte edhe Dashamir Xhika, ish-kreu i ARRSH-së.

Një tjetër çështje që ka përfaqësuar Ravik Gurra është edhe ajo e Altin Arapit në Gjykatën e Strasburgut. Arapi është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare për vrasjen e shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Të fundit