Flash News

KRYESORE

Yuri Kim bën lëvizjen e radhës, kë pritet të takojë sot

Yuri Kim bën lëvizjen e radhës, kë pritet të

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë mjaft e angazhuar gjatë ditëve të fundit, duke inkurajuar palët politike për të arritur një marrëveshje konsensuale për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa ‘topi vazhdon të jetë në fushën e Bashës’, lidhur me draft-marrëveshjen e propozuar dy net më parë në mbledhjen me Këshillin Politik dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave të akredituara në Tiranë, sot Kim do të zhvillojë një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi mes tyre është planifikuar në orën 11.00 në ambientet e presidencës dhe pritet që të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kujtojmë se dy javë më parë, presidenti bëri publike një platformë me 14 pika, përmes së cilës kërkon miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tërheqja e mazhorancës nga paketa antishpifje, e deri tek çështjet që lidhen me drejtësinë, si dhe deklaroi se i ishte çuar ambasadores amerikane që në 8 prill.

 

Të fundit