Flash News

KRYESORE

Zbardhet kallëzimi penal ndaj Dvoranit, Meta rekomandim Prokurorisë: Sekuestroni audiot e mbledhjeve të KED

Zbardhet kallëzimi penal ndaj Dvoranit, Meta rekomandim Prokurorisë:

Zbardhet kallëzimi që Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka firmosur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Në kallëzimin penal shkruhet se, Dvorani akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Po ashtu Presidenti Meta i kërkon organit të akuzës që të  sekuestrojë menjëherë kopje të regjistrimeve nga sistemi i regjistrimit audio për të gjitha mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm.

"Me prioritet në punën tuaj është sekuestrimi i procesverbaleve audio të datave 21 shtator 2019 dhe 9 nëntor 2018 për evituar dëmtimin apo manipulimin e tyre të qëllimshëm", thekson Meta.

Presidenca njofton se kallëzimi penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të depozitohet sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë me kallëzimin penal

Dokumenti

Të fundit