Flash News

KRYESORE

‘Zgjohen’ socialistët, deputeti i PS i shqetësuar për krimin: Policia shumë e paaftë; Xhafaj të vijë në interpelancë

‘Zgjohen’ socialistët, deputeti i PS i shqetësuar për

Deputetët e Partisë Socialiste po fillojnë të reagojnë për nivelin shqetësues që ka arritur forcimi i bandave kriminale në të gjithë territorin e vendit. Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pretendojnë për ulje të numrit të vrasjeve, i të njëjtit mendim nuk është deputeti socialist i Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Gjetani shpreh shqetësim për pasigurinë që ekziston në Kurbin, veçanërisht pas vrasjes së dy të rinjve. Sipas deputetit, kjo situatë tregon se policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë dhe se në këtë instituciojnë shërbejnë drejtues të korruptuar dhe ordinerë.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurtë. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjeve, tregon që, policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë të korroptuar dhe ordinerë”, shprehet Gjetani.

Deputeti i PS thotë se shumë qytetarë i kanë dërguar ankesa për mungesën e rendit dhe për këtë arsye, brenda muajit shtator do të kërkojë interpelancë në Kuvend me ministrin Xhafaj. Nëse situata nuk ndryshon, thotë Gjetan Gjetani, do të ngrihet në protestë së bashku me qytetarët e Kurbinit.

“Si deputet i kësaj zone kam patur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’i bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm dhe nëse nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, thotë deputeti socialist.

Ky reagim i deputetit të PS është kundër linjës zyrtare që po mban partia e tij me kryetarin Edi Rama, kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, opozita bojkotoi edhe sot Kuvendin për t’u mbledhur në qytetin e Elbasanit, i cili dominohet nga bandat kriminale. Pak ditë më parë, PD dhe LSI u mblodhën në Shkodër, gjithashtu, një tjetër qytet problematik sa i përket rendit dhe sigurisë.

Rama akuzon mediat për situatën kriminale në Shkodër: E vërteta e rezultateve nuk çan dot

Të fundit