Flash News

KRYESORE

Zv.kryetarët e Bashkisë Lezhë 'i shpëtojnë' COVID-it, Pjerin Ndreu: E kaluan me sukses, mezi presim të rikthehen në punë

Dy zv.kryetarët e Bashkisë Lezhë, Oliana Moriseni dhe Ermal Pacaj, janë shëruar pas infektimit me COVID-19.  Lajmin e ka bërë me dije vetë kryebashkiaku i kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka komplimentuar vartësit korrektesen e treguar duke u izoluar dhe marrë me seriozitet situatën.

Ndreu ndër të tjera vë në dukje mundin e tyre edhe gjatë kohës që kanë qenë të infektuar, duke shtuar se kanë punuar nga shtëpia.

Postimi i plotë i Ndreut:

Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.

Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.

Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme!

Të fundit