Flash News

KRYESORE

13 tetori/ Meta mesazh opozitës me shembullin e Millosheviç-it: Bashkëfajtore nëse nuk hyn në zgjedhje

13 tetori/ Meta mesazh opozitës me shembullin e Millosheviç-it:

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh opozitës se pjesëmarrja në zgjedhjet e 13 tetorit është e vetmja zgjidhje për krizën politike, ku ka hyrë vendi prej muajsh.

Duke marrë shkas edhe nga shembulli i Serbisë, Meta shkruan: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.

Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi”.

Në fund, presidenti e mbyll apelin e tij me mesazhin e fortë se: “Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron! “.

Kujtojmë se PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryeministër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe  të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të fundit