Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“1350 konkurentë sipas listave të partisë”, Vasili thirrje qytetarëve: T’i kthejmë përgjigje të tmerrshme këtyre njerëzve!
Pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga VOA, ku dëshmohej se si punësoheshin me listë nga politikanë, socialistët, ka reaguar deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Bazuar te përgjimet, ku thuhej se 1350 persona punësoheshin sipas listave të partisë, Vasili u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe “t’i kthejë përgjigje të tmerrshme këtyre njerëzve të cilët nuk ju lejojnë edhe ëndrrën shqiptarëve, edhe konkurrimin siç e morët vesh”.
“1350 vetë konkurronin, siç thuhej në përgjim, sipas listave të partisë. Nëse nuk je i partisë nuk ke të drejtë as të konkurrosh, as të fitosh, nuk ke të drejtë as të ëndërrosh dhe ky njeri të vret ëndrrën, sepse ose do ëndërrosh sipas psikopative të Edi Ramës, o do vjedhësh siç do të vjedhë Edi Rama në administratë, ose nuk ke më vend pune”, shprehet ndër të tjera Vasili.
Deklarata për mediat e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Përshëndetje të gjithëve!
Jemi në këtë komunikim të vonshëm me qytetarët shqiptarë pasi të gjithë më së fundmi janë njohur qartë, haptas dhe publikisht me rrënimin përfundimtar moral të Edi Ramës, qeverisjes së tij dhe të tërë të asaj që quhet klikë banditësh të korruptuar.
Të gjithë shqiptarët morën vesh përfundimisht që historia e portaleve, historia e rekrutimeve sipas meritës, historia e stigmatizimit të emërimeve të bëra dikur dhe historia e famshme e tepsisë kanë vetëm një emër dhe se ky emër është Edi Rama. Jo se kemi dëshirë të shqiptojmë dhe të bëjmë përgjegjës vetëm atë, por ai është përgjegjësi i vetëm, pasi siç doli qartazi në përgjimet e bëra publike, nga prestigjiozja “Zëri i Amerikës”, zyra e kryeministrit është ajo që merret drejtpërdrejtë dhe me punësimet deri tek ato më banalet, duke krijuar një kontroll të vërtetë policor, i cili mundëson punësim vetëm dhe vetëm për ata që janë militantë të Partisë Socialiste, asnjë qytetar tjetër të mos ketë iluzionin se në administratën e Edi Ramës do mundet që qytetarë tjerë, të ndershëm, të aftë apo të zotë, mund të bëhen pjesë e saj.
E gjithë dëngla, farsa, mashtrimi që Edi Rama u hodhi pa kursim qytetarëve në 2017 për gjoja politikën e re, për të ashtuquajturën formë të re, epokë të re në rekrutimet në Shqipëri ishte një vulgaritet dhe një banalitet nga më të shëmtuarit, nga më të pa shembullit në historinë e Shqipërisë.
Ju e keni të qartë që qindra njerëz punësohen me urdhër politik, se si manipulohen këto konkurse edhe brenda për brenda njëri tjetrit, meqenëse të 1300 konkurrentët, ishin të gjithë të Partisë Socialiste, por edhe aty ishte shumë e lehtë që fituesin ta nxirrje për humbës dhe humbësin ta nxirrje për fitues. Pamë se si që nga kreu i komisionit të ligjeve, njeriu, korifeu i Reformës në drejtësi ishte një nga ata ordinerët që merrej me vende pune, plus deputetë të tjerë, pra një radhë deputetësh të cilët ishin sekserë punësimesh dhe asgjë më shumë.
Për të gjithë është fare e qartë që Edi Rama një demagog, një mashtrues ordiner, i cili edhe në këtë çështje të cilën u përpoq ta kthente në kalë beteje dhe për të cilin luftonte, se gjoja problemi i tij ishte tepsia, ishte vetëm një dhe vetëm një të dashur qytetarë, një tepsi e tërë për militantë, jo socialistë, rilindas, më keq akoma, të cilat përçonin frymën e korrupsionit të tmerrshëm e mosbesimit ndaj një administrate të paaftë, të korruptuar, një administrate të ligë, e cila lind, siç e morëm vesh, nga zyra e Kryeministrit, i cili edhe me administratën e burgjeve bllokohet nga ky kryeministër.
Ky kryeministër i cili ka kohë të merret me administratën e burgjeve, e emërimin e njerëzve më të thjeshtë atje në administratë dhe u privon e u mbyll dyert tërë shqiptarëve, të cilit i mungojnë çizmet që t’i veshë të shkojë atje te ato rrugë të mbyllura nga dëbora, i cili mungon të shkojë te fukarenjtë, i cili mungon të shkojë kur ka përmbytje, mungon të shkojë tek Unaza e Re. Ky kujdeset vetëm për punësime, për grabitjet e 40 milion eurove me një dorë, për koncesionet që shkojnë 1 miliard e ca dhe gjithë kjo kërkon ushtarë dhe kamikazë të partisë, të cilët ai i rekruton në këtë mënyrë. Kjo është një histori kriminale, e cila ka hyrë në thelbin e shtetit dhe të administratës, ajo i ka hyrë si një kancer administratës shtetërore.
Ky kancer ka emrin Edi Rama, ka edhe targën dhe markën Edi Rama, pasi ka marrë përsipër vetë t’ia vërë këtë targë e këtë markë, që nga zyra e tij e shtypit, deri tek Drejtoresha e tij e Kabinitetit, i japin atunë vetes që të merren gjoja me njerëz fukarenj dhe hallexhi, të cilëve këta u zgjidhin halle. Po portalet dhjetëra milion euro radhitet e shenjtëruara sipas moraleve, ku janë? Ku janë meritokracia? Ka janë ligjet e Shërbimit Civil? Ku janë ligjet e tjera që rregullojnë rekrutimin, për të cilët kemi dëgjuar shprehjen e madhe: Do bëjmë shtet. Pra, do bëjmë shtet! E morët vesh qytetarë? Do bëjmë shtet do të thotë: Do mbushim tepsinë e Edi Ramës me fanatikë e njerëz të pazotë, çfarë do që të jenë, boll që të kenë targën, teserën dhe përbetimin: Që ne vdesim për ty Edi Rama.
Që nga ky moment është e qartë që asnjeri nuk mund të hezitojë më. Në çdo rrugë e shesh të Shqipërisë ka vend për secilin, i cili duhet t’i kthejë përgjigje të tmerrshme këtyre njerëzve të cilët nuk ju lejojnë edhe ëndrrën shqiptarëve, edhe konkurrimin siç e morët vesh. Pra, një mundësi e madhe ku mund të konkurrojnë të gjithë. 1350 vetë konkurronin, siç thuhej në përgjim, sipas listave të partisë. Nëse nuk je i partisë nuk ke të drejtë as të konkurrosh, as të fitosh, nuk ke të drejtë as të ëndërrosh dhe ky njeri të vret ëndrrën, sepse ose do ëndërrosh sipas psikopative të Edi Ramës, o do vjedhësh siç do të vjedhë Edi Rama në administratë, ose nuk ke më vend pune.
Këtij standardi të poshtër, këtij korrupsioni të shëmtuar dhe kësaj fëlliqësire shtetërore ne i kemi thënë Stop! E kemi denoncuar pa fund. Por është një ngjarje e madhe që fakte konkrete, prova konkrete vërtetojnë më së miri atë që kemi thënë me zë të lartë, atë trafik vendesh pune pa fund me mijëra që u bë në fushatën e 2017-s dhe u siguroi atë të famshme fitore për të cilën krenohen ata kusarë me kryekusarin Edi Rama që paskëshin marrë votat e tyre me ndershmëri të plotë. Ky është morali.
Kjo është e vërteta e Edi Ramës në sytë e të gjithëve. Prandaj sot është koha për t’u menduar, për të reaguar për vete, për mijëra të rinj që nuk kanë mundësi të futen sepse duhet të kenë teserat e PS-së, duhet të jenë njerëz që duhet t’i rrinë nga mbrapa Edi Ramës. Po mijëra burra e gra, të cilët janë të ndershëm e duan të punojnë e konkurrojnë për të fituar një vend pune. Për të tërë shkon ky mesazh: Njerëz, hapini sytë!
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56