Flash News

KRYESORE

2 atentate brenda 1 jave, kush është i riu i arrestuar që qëlloi me 100 plumba drejt hotel 'Voloreka' në Tushemisht (Foto)

Personi që shihni në foton e mëposhtëme është Mariglen Topuzi, i riu i arrestuar sot pasi ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj hotel "Volorekës", në Pogradec.

Mësohet se, 34-vjeçari është nga fshati Buçimas dhe ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai së bashku me disa persona të tjerë kanë marrë pjesë në dy atentate përball hotel "Volorekës", në Tushemisht, objekt i cili ishte në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Herën e parë, pra në atentatin e 1 gushtit të vitit të kaluar, Topuzi kishte ‘nën shënjestër’ dhomën e djalit të pronarit të këtij hoteli, ku së bashku me dy persona të tjerë shtinë mbi 50 herë me kallashnikov, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Konflikti mes Topuzit dhe pronarit të hotelit ku ndodhi ngjarja daton që në gusht të vitit të kaluar kur Topuzi ka djegur makinën e Jetmir Muçollarit dhe për këtë ka përfunduar në pranga.

Në shkurt të këtij viti ka pasur edhe një përplasje fizike në gjykatë mes të afërmve të 34 vjeçarit dhe biznesmenit Muçollari që ky i fundit të mos dëshmonte kundër të arrestuarit. Nuk dihen ende motivet që kanë çuar në këtë përplasje gati një vjeçare mes palëve.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, policia po ashtu ka shpallur në kërkim edhe 3 personat e tjerë, I. B., 52 vjeç, M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç, të cilët morën pjesë në përplasjen e dytë me armë zjarri në drejtim të hotelit.

Po ashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, “Prishja e qetësisë publike”, “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit