Flash News

KRYESORE

Me 213 km/orë në autostradën Durrës-Tiranë, shoferi i ‘Audi V8’ ndalohet në postbllokun e dytë: Shpejtoja se po më presin për të festuar

Me 213 km/orë në autostradën Durrës-Tiranë, shoferi i

Vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore e Tiranës në autostraden Tiranë -Durrës-Tiranë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga radari, drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë evidentuar shpejtësi që variojnë nga 153 km/orë deri në 213 km/orë. Shpejtësi të tilla janë burim aksidenti e rrezik potencial për përdoruesit e rrugës.

Rasti më ekstrem ishte ai i drejtuesit të mjetit ‘Audi V8’, i cili lëvizte me 213 km/orë. Shoferi nuk ndaloi në patrullën e parë të policisë, por u ndal nga patrulla e Policisë Rrugore te sheshi ‘Shqiponja’.

Ai u përpoq të justifikohej për shpejtësinë e lartë duke thënë se: Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë.

Policia Rrugore e Tiranës konstaton me shqetësim se kryesisht në fundjavë shumë drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga këmbësorët, me qellim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të fundit