Flash News

KRYESORE

28 deputetë socialistë firmosën largimin e tij, Malaj i ironizon: Do shkarkonit edhe Papën nëse do kishit mundësi

28 deputetë socialistë firmosën largimin e tij, Malaj i ironizon:

Anëtari i Bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ironizon deputetët socialistë të cilët mblodhën 28 firma për ta shkarkuar nga posti, me arsyetimin për shkelje të etikës.

Duke e quajtur një hakmarrje politike, në një shënim në Facebook, Malaj thekson edhe njëherë se nuk cenohet reputacioni i Bankës së Shqipërisë dhe se në të shkuarën e afërt, është tronditur nga vjedhjet brenda saj.

“Falenderoj Zotin që ju inicesve reale që hidhni gurin dhe fshihni dorën, nuk ju ka dhënë fuqi mbihyjenore të kërkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, që po inicion këtë proces historik për të hedhur dritë në skutat më të errëta të bankës me sekrete të botës.”-ironizon Malaj.

 

Postim i plotë i Malajt:

Te dashur inicues reale te kerkeses per shkarkimin tim, ndjese nenshkruesve me ose pa vetedije profesionale, karriket i keni marr si here qe ju jane dashur per ti keq-perdorur, ndersa integritetin njerëzor dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cenoni dot, sot dhe deri ne fund te angazhimeve te mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bërë të hidhni poshtë fasadat dhe te tregoni thelbin e kesaj hakmarrje jo vetem politike. Ju ribej publikisht te qarte se aspak nuk dënohet reputacioni Bankes se Shqiperise i cili deri ne te shkuaren shume te afert eshte tronditur shpesh nga dështimi i keq-qeverisë se saj deri ne vjedhjet e përsëritura nga brenda dhe jashtë saj.

Kete shqetesim e kam ngritur qe ne diten e pare te mandatit plotesues te KMBSH- ne plotesimi te mandatit qe me besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni te dokumentuara ne proces-verbalet perkatese).

Aktualisht edhe Banka e Vatikanit me e errëta dhe sekrete ne bote po bëhet me transparente, dhe po dënohen abuzuesit e saj.

Falenderoj Zotin qe ju inicesve reale qe hidhni gurin dhe fshihni doren, nuk ju ka dhënë fuqi mbihyjenore të kërkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, qe po inicion kete proces historik per te hedhur drite ne skutat me te erreta te bankes me sekrete te botes.

Dite te mbare.

Arbeni

 

 

 

Të fundit