Flash News

KRYESORE

“30 qershori”, nis shpërndarja e fletëve të votimit në disa qytete

“30 qershori”, nis shpërndarja e fletëve të votimit

Ditën e sotme ka nisur në të gjithë vendin shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Deri më tani fletët e votimit janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës, Korçës dhe Elbasanit.

Procesi i transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ka vënë në dispozicion kamionët e transportit që përdoren nga Forcat e Armatosura.

Në qendrat e KZAZ-ve ku bashkitë janë opozitare është vendosur që fletët e votimit të shpërndahen një ditë përpara votimit.

Nga ana tjetër KQZ ka njoftuar se nuk do të bëjë ndryshime të qendrave të votimit në bashkitë e djathta.

Një ditë përpara votimeve, ditën e shtunë pritet një prezencë e shtuar  e policisë për mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së fundit të fletëve të votimet në bashkitë e drejtuara nga opozita.

 

Të fundit