Flash News

KRYESORE

"Të isha Ancelotti do largohesha, gjyqtarët qërojnë patate pa ne", - akuza e presidentit

"Të isha Ancelotti do largohesha, gjyqtarët qërojnë

Napoli barazoi 2-2 me Atalantën në shtëpi, por ndeshja pati një dinamikë të çuditshme. Vendasit pretendonin për penallti për një faull ndaj Llorentes, por gjyqtari vazhdoi lojën dhe në aksionin pasardhës bergamezët shënojnë golin e barazimit. Pa VAR, pa pamje, pa asgjë!

Ancelotti proteston dhe futet në fushë, gjyqtari e nxjerr me të kuqe. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka shpërthyer në akuza shumë të rënda pas përfundimit të ndeshjes dhe sidomos për nxjerrjen nga loja të Ancelotitt.

"Çfarë është kjo mendjemadhësi e gjyqtarit që i lejon vetes të nxjerrë jashtë një zotëri të madh si Ancelotti. Po të isha në vend të tij do të thosha unë po largohem nga ky futboll ku gjyqtarët nuk dinë të gjykojnë si në Angli, pasi zihen me grushta, ndalohet ndeshja 27 herë, duhen 8-10 minuta shtesë. Boll, u lodhëm, pa ne ata do të shkonin të qëronin patate”, - ishte akuza e rëndë e De Laurentis.

 

Të fundit