Flash News

KRYESORE

COVID-19 në Shkodër, Ademi telefonon Manastirliun dhe i dërgon 6 kërkesa për informacion

COVID-19 në Shkodër, Ademi telefonon Manastirliun dhe i dërgon 6

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademia ka zbardhur një telefonatë që zhvilloi me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në qytetin verior të vendit. Ademi thotë se i adresoi Manastirliut problemet që i kanë shfaqur qytetarët e shkodrës për situatën.

“Sot kam patur një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu. Në kuadër të bashkëpunimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID - 19, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësuese e komunitetit, kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës. Duke vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për përballimin e pasojave të pandemisë, transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme”, shkruan Ademi.

Por kryebashkiakja e Shkodrës ka pasur dhe disa kërkesa konkrete ndaj Manastirliut, që lidhen me situatën nga koronavirusi në qytetin verior. “I kam kërkuar Znj. Ministre informacionin mbi:

  • Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19:

  1. a) Drejt Spitalit Rajonal në Shkodër
  2. b) Drejt Spitalit Infektiv në Tiranë

  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID - 19, në territorin e Bashkisë Shkodër;
  • Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill, për rastet e dyshuara me COVID - 19;
  • Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19”, shkruan Ademi. Shkodra është shndërruar në një nga vatrat e koronavirusit gjatë kësaj jave. Por më shumë se sa kjo, Shkodra ka ndezur shkëndijën e parë të luftës politike në vend mes opozitës dhe mazhorancës.

Të fundit