Flash News

KRYESORE

4 tërmetet që goditën sot Shqipërinë, pasojat dhe dëmet që shkaktuan në njerëz dhe materiale

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione zyrtare sa i përket një ndër tërmeteve më të fuqishëm që ka goditur sot Shqipërinë.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët ende vazhdojnë të rrinë jashtë shtëpive apo ambienteve të zyrave, duke u kujdesur që të mos përjetojnë dhe njëherë tmerrin e para disa minutave.

Në faqen "CSEM-EMSC Earthquake live" që pasqyron tërmetet në gjithë botën, janë të listuara katër tërmetet që kanë goditur sot Shqipërinë, dy prej të cilëvë janë të shënuar më të kuqe, duke qenë më të fuqishmit në listë.

I pari ka qenë në orën 10:30 të mëngjesit, me magnituitë 3.2 me epiqendër Durrësin. I dyti dhe më i fuqishmi ka ndodhur në orën 16:04 me magnitutë 5.8 dhe intensitet mbi 7.5 ballë. I cili u pasua me një goditje tjetër pothuajse aq të fuqishme 10 minuta më pas, sërish me epiqendër Durrësin me magnitutë 5.2.

Deri tani janë raportuar 30 të plagosur në Spitalin e Traumës dhe dëme të mëdha materiale.

Më poshtë keni disa foto dhe video të postuara nga qytetarët nga pasojat e tërmetit:

[video width="224" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/getfvid_71921488_2116544138648155_7423512935734968320_n.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/WhatsApp-Video-2019-09-21-at-17.22.31.mp4"][/video]

 

Të fundit