5 rregullat që duhet të ndiqni për flokë perfekte

Prisni flokët rregullisht
Për të pasur flokë të shëndetshëm duhet të shkoni tek stilisti juaj i flokëve çdo 6-8 javë. Kjo nuk do të thotë se flokët tuaj nuk do të rriten, por ju duhet të ‘hiqni qafe’ çdo problem që mund të lind nga majat e dyfishta ose të djegura.

Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme
Çfarëdolloj gjëje të hani ndikon shumë në gjithë trupin tuaj edhe tek flokët. Ushqimi i një diete të ekuilibruar, me ushqime të shumëllojshme duke marrë të gjitha vitaminat e nevojshme, vlerat ushqimore do të ndikojë si brenda trupit tuaj edhe jashtë tij.

Pini shumë ujë
Ashtu si lëkura edhe floku ka nevojë të jetë i hidratuar. Kujdesi i flokëve fillon me një skalp të ushqyer dhe të balancuar.

Krehni flokët shpesh
Krehja e flokëve stimulon skalpin e flokëve për të zbritur deri tek majat dhe për të mbuluar me vaj natyral flokët tuaj.

Shpëlajini flokët me ujë të ftohtë
Ne e dimë që larja e flokëve me ujë të ftohtë nuk është shumë relaksuese, por ekspertët thonë se të paktën shpëlarja e fundit e flokëve me ujë të ftohtë, do t’i bëj flokët tuaj më të butë dhe me shkëlqim.