Flash News

KRYESORE

5 vite pas marrëveshjes, Shqipëria dhe Kosova zotohen sërish për unifikimin e sistemit arsimor

5 vite pas marrëveshjes, Shqipëria dhe Kosova zotohen sërish

Në qershor të 2014-ës u nënshkrua në Tiranë marrëveshja që do i hapte rrugë unifikimit të sistemeve arsimore të Shqipërisë dhe Kosovës. Në prani të kryeministrit Edi Rama, ish-ministrja Lindita Nikolla nënshkroi me homologun kosovar marrëveshjen që, sipas saj, do të bënte të mundur këtë unifikim midis dy shteteve.

Por pesë vite pas kësaj marrëveshje, unifikimi i sistemit arsimor mbetet një çështje e hapur midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sot në Prishtinë ka qenë një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë. Në takimin me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, u diskutua sërish unifikimi i sistemit arsimor.

Ndonëse që prej 2014-ës janë organizuar disa mbledhje të përbashkëta Qeverie Shqipëri-Kosovë, rezultatet janë të pakta, ndërkohë që ka raportime për marrëveshje që shkruhen nga dy herë.

Të fundit