Flash News

KRYESORE

8 mijë euro për një problem gjyqësor, arrestohet juristi i Hipotekës

8 mijë euro për një problem gjyqësor, arrestohet juristi i

Arrestohet juristi i Hipotekës së Korçës, Elvis Gjata. Zyrtari ka rënë në pranga me akuzën e mashtrimit.

Sipas policisë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, mashtronte qytetarët duke u marrë 8 mijë euro për një çështje gjyqësore.

Njoftimi i policisë:  

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/2 të Kodit Penal.

Të fundit