Flash News

KRYESORE

A ka abuzuar seksualisht Michael Jackson me "Kevin"? Aktori sqaron gjithçka

Dokumentari “Leaving Neverland” që është transmetuar në HBO pasqyron pohime të bujshme dhe dëshmi që Michael Jackson abuzoi seksualisht me fëmijë. Në gjithë këto dëshmi mungonte ajo e aktorit të njohur Macaulay Culkin, ylli i filmit "Home Alone".

Macaluay, kur ka qenë i vogël ishte protagonist i një prej klipeve muzikore të Michael Jackson dhe pas këtij momenti dyshja u bënë miq shumë të mirë. Edhe pse Jackson është akuzuar vazhdimisht në media, aktori Culkin ka mohuar vazhdimisht të ketë pasur ndpnjë kontakt seksual me këngëtarin.

Së fundmi, personazh në coverin e revistës së mirënjohur "Esquire” Culkin, foli për miqësinë e tij me Jackson dhe tregoi se çfarë nuk ka ndodhur mes tyre:

“Ai kurrë nuk më bëri asgjë mua. Kurrë nuk e pashë atë të bënte ndonjë gjë. Dhe veçanërisht në këtë kohë që jemi, nuk kam arsye të mbaj asgjë. Tani është një kohë e mirë për të folur. Nëse do të kisha diçka për të folur, unë do ta bëja atë plotësisht. Por jo, nuk kam parë kurrë asgjë; ai kurrë nuk bëri asgjë”.

Të fundit