Flash News

KRYESORE

‘AA111EN’, Balla shkon me dosje në Kuvend: Makina e Bashës në pronësi të ‘Victoria Invest’; është kumbara e vajzës së tij

‘AA111EN’, Balla shkon me dosje në Kuvend: Makina e Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u paraqit në foltoren e Kuvendit me një dosje që, sipas tij, i është dhënë nga një prej banorëve të ‘Unazës s ë Re’. Balla tha se makina me të cilën Basha shkon çdo ditë në protestë, është blerë nga kompania ‘Victoria Invest’, një prej tre kompanive fituese të tenderit të unazës.

“Lulzim, makina jote me targë ‘AA 111 EN’ është në pronësi të shoqërisë ‘Victoria Invest’. Pronari i kësaj kompanie është blerësi në Gjermani i kësaj makine”, deklaroi Balla.

Situata u tensionua në sallë kur Balla përmendi vajzën e kryetarit të opozitës: “Pse nuk e dim ne Lulzim që vajza jote quhet Viktoria? Kompani është kumbara e vajzës tënde.”

I përmendi vajzën, Basha nxehet me Ballën: Do të fusja një grusht...

Të fundit