Flash News

KRYESORE

Adoleshentit i rritet gjoksi, mjekët: Po shtohen rastet, “Fast Food”-et mund të jenë shkaku

Një adoleshenti i është dashur të heqë pjesërisht një nga gjinjtë e tij pasi u rrit në madhësinë e një sytjeneje.

Pacienti, 19 vjeç, nga Kina vërejti se gjoksi i tij i djathtë filloi të rritet kur ai ishte 13 vjeç.

Sipas gazetës kineze “Qianjiang Evening Post”, pacienti vuri re një rritje të konsiderueshme në gjoksin e tij të djathtë gjashtë vjet më parë dhe prindërit e tij kishin vizituar në spitale të shumta, por nuk gjetën shërim.

Por, një spital mori përsipër operacionin për zvogëlimin e gjoksit të tij, ndërkohë që mjekët sqarojnë se mund të jetë shkaktuar nga një çekuilibër hormonal si pasojë e ushqimeve të shpejta për shkak të kimikateve "gjinore" në to. Mjekët bëjnë me dije se raste të ngjashme janë gjithnjë e në rritje dhe sugjerojnë që burrat  të shmangin ushqimet si pulë të skuqur, qumësht soje dhe pelte mbretërore.

 

Të fundit