Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Afera me Pallatin e Drejtësisë”, denoncimi i PD: Qeveria bleu me kontratë sekrete nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë
Departamentit Antikorrupsion i Partisë Demokratike denoncon qeverinë Rama se ka kryer një aferë korruptive me Pallatin e Drejtësisë.
Sipas këtij denoncimi, qeveria bleu me kontratë sekrete nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë.
Denoncimi:
Me vendimin nr. 670, datë 7.8.2013, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Drejtësisë, për Dhomën Kombëtare të Avokatisë, të pasurisë së paluajtshme, me sipërfaqe 25.000 m2, për ta përdorur për ndërtimin e Shkollës Kombëtare të Avokatisë. Ndër të tjera, VKM përcakton se Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e pronës (truallit), ta tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
Këtë vit, me vendimin nr. 356, datë 26.02.2020, Këshilli i Ministrave shfuqizon vendimin e mësipërm dhe vendos që trualli të kalojë në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Financës dhe Ekonomisë, për ta përdorur për qëllimin e mirëfunksionimit të godinës (Shkolla Kombëtare e Avokatisë), ku do të zhvillojnë aktivitetin e tyre organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në kuadër të zbatimit të Programit të Intergruar të Zhvillimit “Poli i Drejtësisë”.
Gjithshtu, KM miraton projektkontratën e shitblerjes së godinës (Shkolla Kombëtare e Avokatisë), duke autorizuar Ndërmarrjen Industriale Nr. 1 të nënshkruajë këtë kontratë. Vlera e kontratës përcaktohet në nenin 2 të projektkontratës që, sipas vetë VKM-së, i duhej bashkëlidhur asaj. Pavarësisht këtij përcaktimi, mungon bashkëlidhja e kontratës së shitblerjes së godinës e, rrjedhimisht, publiku nuk ka mundësi të aksesojë kushtet, termat, çmimin e kësaj kontrate.
Nga VKM nr. 356, datë 26.02.2020, kuptojmë se për vitin 2020, kësti i pari i pagesës së godinës do të përballohet nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, në programin “Projekte zhvillimi” dhe “100 Fshatrat” dhe do t’i transferohet Ndërmarrjes Nr.1, Tiranë. Vetëm nga të dhënat e thesarit identifikohet vlera e këstit të parë, e cila është 620.200.000 lekë, ose rreth 5 mln euro. Pagesa nga FSHZH tek Ndërmarrja nr. 1 Tiranë, në zbatim të VKM së sipërpërmendur, është kryer në 27.07.2020 dhe referon tek kontrata e shitjes, datë 8.6.2020, 180 Rep, 75 Kol. Përsërisim se, ende nuk ka asnjë publikim të të dhënave që lidhen me çmimin e këtij objekti, por ai i raportuar nga mediat është 11 milionë euro.
Në bazë të vendimit nr. 2, datë 17.02.2016, KKT ka miratuar lejen e ndërtimit të objektit “Korpusi Avokatia”, referuar të cilit sipërfaqja e truallit e zënë nga struktura (ndërtimi), është 3731 m2, 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë.
Me vendimin nr. 234, datë 17.04.2019, Këshilli i Ministrave vendosi fillimin e procedurave për programin e integruar të zhvillimit “Poli i Drejtësisë”, nëpërmjet të cilit synohej zhvillimi i një zone urbane në funksion të krijimit të një blloku të integruar infrastrukture për akomodimin e institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe të institucione të tjera të interesuara, me qëllim mbështetjen e këtyre institucioneve me infrastrukturën e nevojshme dhe bashkëkohore, në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Ky program, sipas VKM-së, do të zhvillohet në pronën me nr. 1/644, të ndodhur në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, duke përfshirë edhe çdo pronë shtetërore kufitare ose që ndodhet pranë kësaj pasurie, përfshirë pronën me nr. 1/645, pasuri e llojit truall, dhe godinën e ngritur në këtë pronë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
“Godina e ndërtuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, është pjesë integrale e zhvillimit të programit, me qëllim sigurimin e ambienteve /zyrave të punës dhe të përfaqësimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës” përcakton VKM-ja. Në vijim përcaktohet se në fazën e parë të programit, grupi ndërinstitucional i punës, pasi vlerëson gjendjen juridike të godinës së DHKA-së si dhe kryen vlerësimin e saj, negocion me DHK-në për blerjen e kësaj pasurie.
Pra, Këshilli i Ministrave, në fillim përcakton programin për zhvillimin “Poli i Drejtësisë”, që përfshin edhe objektin në pronësi të DHKA-së, duke e marrë të mirëqenë përfundimin me sukses të asaj çfarë parashikon në vijim: vlerësimin e pronës dhe rënien dakord me pronarin, DHKA-në, për shitjen me çmimin e negociuar. Pyetja që lind është se si do të procedohej në rast se DHKA-ja, pronari i ligjshëm, me të drejta të plota mbi pronën, nuk do të kishte vullnetin për ta shitur atë, apo nuk do të bihej dakord mbi çmimin e propozuar? Por mesa duket, kjo çështje ishte parazgjidhur mes palëve.
Mungesa e plote e transparencës në lidhje me këtë kontratë, përforcon dyshimet e ngitura edhe më herët, mbi këtë rast.
Përse Këshilli i Ministrave nuk e publikon kontratën e lidhur me DHKA-në?
Përse kujdeset aq shumë që në vendimin e tij të mos rezultojë asnjë vlerë konkrete e çmimit të blerjes, por referon tek projektkontrata, por që nuk ia bashkëlidh vendimit të publikuar, sikundër përcakton vetë vendimi?
Si e justifikon vlerën e raportuar nga mediat, 11 mln Euro, të godinës së DHKA-së, e cila u ndërtua pa kundërshpërblim mbi truall shterëror?
Nuk ishte alternativë më ekonomike ndërtimi nga vetë shteti i kësaj godinës së nevojshme?
Do të arrinte vallë kostoja e një objekti me të njëjtën sipërfaqe ndërtimi (rreth 15.000 m2, duke pasur parasysh sipërfaqen e çdo kati me 3731 m2) vlerën 11 milionë euro?! Kurrsesi!!!
Kjo është afera e paralajmëruar e radhës, ku kryeministrit nuk i dridhet dora, në rastin më të mirë, të shpërdorojë, miliona euro të shqiptarëve ekonomikisht të rrënuar.
Përballë mungesës së përhershme të vetëdijes mbi detyrimin për transparencë të kryeministrit, SPAK ka detyrimin të hetojë...por dhe të vepruarit e SPAK-ut tashmë është bërë si puna e hallës...

Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56