Flash News

KRYESORE

Ahmeti i vendosur: Përgjegjësia ime nëse dikush nga UÇK do kryente krime

Ahmeti i vendosur: Përgjegjësia ime nëse dikush nga UÇK do

I ftuar në Çim Peka Live, kreu i BDI dhe drejtues politik i Ushtrisë Kombëtare të Maqedonisë Ali Ahmeti u pyet nga gazetari Çim Peka se sa i trembet mundësisë që një akt-akuzë si ajo ndaj Thaçit të bjerë dhe ndaj tij.

"Unë kam qenë komandanti i asaj ushtrie dhe çdo përgjegjësi bie mbi mua", ishte deklarata e tij.

Ahmeti sqaroi se në vitin 2003 ka qenë në Hagë ku ka deklaruar se ndaj asnjë ushtari nuk do të bjerë përgjegjësia pasi komandant i ushtirsë është vetë ai.

 “Në vitin 2003 unë kam qenë tre ditë pranë autoriteteve të Hagës dhe kam bërë deklaratën time për të gjitha zhvillimet dhe jam shprehur në fund se asnjë ushtar i UÇK nuk mund të merret në përgjegjësi por vetëm unë sepse unë kam komanduar në këtë ushtri. Kam nënshkruar dhe e tërë përgjegjësia bie mbi mua. Për të dy luftërat, jam i gatshëm të përgjigjem pasi është bërë një luftë e drejtë", tha Ahmeti.

Të fundit