Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë të ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident i rëndë me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta përpara se sheshi të mbyllej për qarkullimin e automjeteve, kur një makinë e llojit BMW, me targë ‘AA070NM’, është përplasur me një motor me targë ‘AP596’, raporton Politiko.al.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me shpejtësi nga autoambulanca në drejtim të spitalit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet dhe autorin e aksidentit.

Të fundit