Flash News

KRYESORE

Aksidenti me gjimnazistët e Roskovecit, deputeti denoncon kryebashkiaken: Ekskursion për zgjedhjet lokale

Aksidenti me gjimnazistët e Roskovecit, deputeti denoncon kryebashkiaken:

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baci ka reaguar për aksidentin djeshëm ku u përfshi një autobus me gjimnazistë të Roskovecit.

Duke i uruar shërim të shpejtë të rinjve të lënduar, deputeti Baci ka denoncuar kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, se ka organizuar këtë ekskursion në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas Bacit, kryebashkiakja Bufi i përzgjedh nxënësit në bazë të bindjeve politike dhe i shoqëron e vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur në shoqërim duhet të jenë mësuesit e tyre.

Deputeti kërkon nga Ministria e Arsimit që të mbajë qëndrim ndaj dy drejtoreshave për këtë sjellje.

Reagimi i Luan Bacit:

Aksidenti i autobuzit, me nxenesit e shkollave te Rroskovecit, solli shqetsim, te madh, te prinderit e tyre dhe jo vetem.

Ju uroje sherim te shpejte dhe shume te shkuara.

Ministria e Shendetesise duhet te marre masa, qe me mbrritjen e tyre ne Rroskovec, keta nxenes te vizitohen, perseri nga mjeket, pasi ndihen te traumatizuar nga aksidenti, dhe nga rruga e larget.

Nga informacionet, qe vijne nga prinderit e nxenesve, ne autobuz ndodhet dhe kryetaria e Bashkise Rroskovec, ose i shoqeron me makinen e saje, eshte ajo qe organizon ekskursione, te njepasnjeshme, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale.

Perzgjedh nxenesit, nga bindjet politike dhe i shoqeron vetme me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur ne shoqerim duhet te jene mesuesit e tyre.

Rilindja ka filluar abuzimin, nuk ndalen, nuk ndryshojne, nuk duan ti ja dine edhe kur behet fjale per femije, boll, te realizojne qellimet e tyre.

Kryetaria e Bashkise Rroskovec, duhet te ndaloje, abuzimet me nxenesit, duke u justifikuar, me " projektet " qe ajo pergatit.

Ekskursionet, kur organizohen, behet me dije edhe Drejtoria Arsimore, gje qe ne rastin ne fjale eshte vertetuar qe nga Drejtoria Arsimore nuk ka dijeni, per kete ekskursion.

I bej thirrje Ministres se Arsimit te mbaje qendrim, per dy Drejtoreshat e Shkollave, qe kane lene mesimin dy dite dhe kane vene nxenesit ne dispozicion te Kryetares se Bashkise duke rrezikuar dhe jeten e tyre..

Të fundit