Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Tiranë, policia del me njoftim të dytë: Janë tre viktima, njëra nga vajzat në gjendje të rëndë

Aksidenti në Tiranë, policia del me njoftim të dytë:

Mbrëmë në Tiranë, pranë Saukut u shënua një aksident i rëndë, ku të përfshirë ishin 4 anëtarë të një familje dhe drejtuesi i mjetit, një i afërm i tyre.

Policia sqaroi në një njoftim paraprak se nga aksidenti humbën jetën katër anëtarët e familjes, çifti i bashkëshortëve Bardhok Bibaj, 62 vjeç, Valentina Bibaj, 54-vjeçe, bashkë me të bijat Florida Bibaj, 22-vjeçe dhe Xhuljana Bibaj 26 vjeçe.

Po ashtu, nga aksident u plagos Arlint Alia, 32 vjeç, drejtuesi i mjetit.

Por, në një njoftim të dytë, policia sqaron se numri i viktimave është tre, pasi një nga vajzat, edhe pse fillimisht u raportua si e vdekur, është në gjendje kritike në spital, nën kontrollin e mjekëve.

Njoftimi i dytë:

Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me katër anëtarë

Të fundit