Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me katër anëtarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Tiranë. Një familje me katër anëtarë është përfshirë në një aksident automobilistik.
Për pasojë, dy bashkëshortët V. Bibaj e B. Bibaj dhe dy vajzat e tyre kanë humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit A.Aliaj, i cili ishte i afërm i familjes Bibaj, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave të deritanishme, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, pranë rrethrrotullimit të qendrës tregtare TEG.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. Bibaj dhe B. Bibaj, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. Aliaj ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.