Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë

Kur vizitoi Thethin në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama ndau disa certifikata pronësie dhe premtoi lehtësi administrative dhe mbështetje që, sipas tij, do t’u mundësonte emigrantëve që të ktheheshin dhe të investonin në vendin e tyre.
“Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë, që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer, që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve…,” deklaroi Rama.
Klodian Harusha është njëri prej atyre që e dëgjoi premtimin e Ramës dhe e interpretoi atë si një mundësi për t’u rikthyer në vendlindje. Vetëm 23 vjeç, Harusha thotë se mblodhi pak kursime nga emigracioni, mori një kredi prej 30 mijë eurosh dhe investoi në një bar-kafe në Theth. Godina u ndërtua me llamarinë dhe dru, ndërsa vetë Harusha jetoi fillimisht në kamper, e më pas ngriti një shtëpizë druri.
“Na thanë: Kthehuni në tokën e të parëve. Unë e besova. E mora seriozisht. Ktheva gjithë kursimet që kisha mbledhur me mund dhe erdha në Theth për të nisur nga e para,” thotë ai me zërin gati të ngjirur.
Por kthimi nuk qe i lehtë. Për gjashtë muaj me radhë, ai u përpoq të siguronte një leje dhe thotë se nuk la derë administrate pa trokitur, por nuk mori asnjë përgjigje. Në fillim të qershorit, Harusha e kuptoi se ajo që e kishte menduar si ëndërr ishte kthyer në makth.
“Më erdhi njoftimi: gjobë 5.7 milionë lekë të reja dhe vendim për shembje,” thotë ai i tronditur, ndërsa buldozerët e shoqëruar nga policia po rrafshojnë kabina të ngjashme mes protestave të banorëve.
Prej së hënës së 7 korrikut, fshati turistik i Thethit në Alpet e Shqipërisë është targetuar nga qindra forca policie dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, IKMT, që po shkatërrojnë rreth 80 kabina prej druri dhe kontenierë të ndërtuar në fshat gjatë vitit të fundit. Aksioni u promovua nga kryeministri Rama, i cili i akuzoi ndërtuesit si kriminelë dhe zaptues që kishin “plagosur zemrën e Thethit”.
Por Harusha dhe banorët e tjerë të Thethit akuzojnë mesazhet kontradiktore të Ramës dhe standardet e dyfishta të institucioneve për atë që po ndodh.
“Jam një djalë i ri që i besova shtetit. Nuk jam zaptues, jam në tokën e gjyshërve të mi,” tha Harusha.
Përplasja me shtetin
Aksioni në Theth nuk nisi me përplasje. Në ditën e parë, IKMT ngriti në ajër një numër kabinash prej druri të vendosura në oborrin e kishës së vjetër të Thethit pa asnjë rezistencë, ndërkohë që vetë banorët pranuan se ai ndërtim ishte i tepruar.
Në ditën e dytë, lëvizjet avancuan drejt bujtinave të drurit, strukturave akomoduese apo ndërtesave të papërfunduara. Filluan të qarkullonin njoftime për gjoba dhe urdhra për prishje, por nuk pati përplasje fizike të menjëhershme. Megjithatë, nga ky moment, banorët që kishin shpresuar të shfrytëzonin hapësirat e reja për turizmin e këtij sezoni, nisën të organizohen. Tensioni shpërtheu në ditën e tretë, kur fadromat hynë më thellë në territor.
Banorët bllokuan urën kryesore hyrëse të Thethit. Burrat, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit dolën në rrugë dhe formuan një kordon njerëzor, duke mos lejuar mjetet e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit të hynin në fshat.
Policia, megjithatë, i shpërndau. Pas zhbllokimit të urës, fadromat mbërritën për shembjet e paralajmëruara. Petrit Koçeku, një burrë i moshuar me aftësi të kufizuara, qau para tyre, ndërsa tentoi t’i ndalonte.
“Kam ndërtuar pesë shtëpi druri në tokën time, pa një pikë beton… më mirë me vdekë sesa me dalë në rrugë. Mua më ka vrarë Zoti një herë, tani të më vrasë dhe shteti,” tha ai në protestë.
Motra e tij, gjithashtu banore e Thethit, kërkoi që vendimet të diskutoheshin dhe që banorët të dëgjoheshin. “Jemi në tokën tonë, do t’ju lutesha sa më qetë. Ndaleni konfrontimin,” tha gruaja gjatë përplasjeve.
“Ligjet i zbatojmë, por kur erdhi Rama këtu, na tha të ndërtonim në pronat tona… Ne do mbrojmë djersën tonë. Kërkojmë dialog me kryeministrin; në kulmin e sezonit nuk bëhet kjo punë,” shtoi ajo.
Por pavarësisht protestave dhe lutjeve, IKMT nuk pranoi negociata. Fatmir Metaj, drejtor i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, tha se ata kishin për të prishur 80 objekte dhe se operacioni nuk do të ndalonte.
“Ne nuk kemi ardhur këtu për të dëmtuar banorët, por për të vendosur rregull dhe ligjshmëri në territor,” tha Metaj. “Subjektet përkatëse janë njoftuar më parë dhe kanë pasur mundësinë që të ndërhyjnë vetë për çmontimin ose zhvendosjen e strukturave,” tha ai, duke shtuar se IKMT ka vepruar vetëm pas përfundimit të afateve ligjore të njoftimit.
Pas një nate të gjatë me shembje objektesh, në ditën e pestë, aksioni vijoi në zemër të fshatit, duke e thelluar përplasjen. Ndërkohë, paralelisht me atë që po ndodhte në fshat, furtunë pati edhe në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shkodër, ku drejtori Fatmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla u shkarkuan, ndërsa shefi i stacionit në Theth u pezullua dhe ndaj tij nisi hetim disiplinor.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një qëndrim publik, i akuzoi ata se kishin toleruar ndërtimet. “Ky është një mesazh i qartë… kush nuk e di çfarë ndodh në territorin e vet, nuk meriton të mbajë uniformë,” tha Proda.
Turizmi nën rrënoja
Përplasjet mes banorëve dhe policisë i lanë me gojëhapur qindra turistë në Theth, që u përballën me shembje strukturash dhe protesta të tensionuara. Një pjesë e tyre mbetën mes katër rrugëve kur godinat në të cilat do duhej të qëndronin, u prishën.
“Unë jam nga Jemeni dhe kam rezervuar me familjen time. Çfarë duhet të bëj tani? Nuk është mirë për vendin tuaj, për njerëzit që e vizitojnë. Kur mbërrita, pashë objektin të shkatërruar… nuk e di ku të shkojmë tani!” tha një turist i befasuar.
Të tjerë turistë e panë ndërhyrjen e policisë si të tepruar; madje disa prej tyre u bashkuan në protestë me banorët. “Bëni shumë mirë që protestoni, prandaj ju jemi bashkuar. Kjo luginë është e juaja dhe duhet të mbetet e juaja. Jemi në anën tuaj, faleminderit që na keni pritur,” – tha një vizitor i huaj.
Banorët si Nikë Guri janë të dëshpëruar, ndërsa shohin se sezoni po u dështon para syve.
“Po ikin të gjithë turistët nga frika se çfarë po bëhet. Është një anti-reklamë për këtë perlë botërore. Shteti po punon kështu për t’i larguar të gjithë. Është gjë e mirë që të ketë rregull, por jo në këtë kohë. Duhej të gjendej një moment tjetër,” u ankua ai.
Guri fajëson institucionet që për vite me radhë nuk kanë funksionuar dhe i kanë lënë ata në mëshirë të fatit, ndërsa investimet e bëra janë të pasigurta.
“Kam ndërtuar në 2009-ën në tokë të trashëguar nga gjyshi. Në 1946 kemi tapi, më pas u kaluan me ligjin 7501. Por sot nuk kam asnjë letër që më mbron. Premtimi ka qenë: ‘do bëjmë tapitë’, ‘do ju ndihmojmë’, por për ne fshatarët s’është bërë asgjë,” tha ai.
Të tjerë banorë gjenden para paradokseve edhe më të mëdha.
Ish-zëvendësministri i Kulturës dhe arkitekti Zef Çuni, një njohës i mirë i problematikës së trashëgimisë kulturore, e sheh me shqetësim se kërkesat e hershme të banorëve për të restauruar apo ndërhyrë, mbeten pa përgjigje.
“Kulla e familjes Rupa në Theth është një monument kulture që mbrohet nga shteti. Prej 10 vitesh, familja kërkon ta restaurojë me të gjithë komponentët që ka pasur historikisht. Projekti është miratuar nga Ministria e Kulturës, por është refuzuar në mënyrë të përsëritur nga Bashkia e Shkodrës,” tha Çuni.
Ai thotë se kjo zvarritje sjell paligjshmëri, duke i bërë banorët të pashpresë. “Ky është realiteti: në Theth, ligji ndëshkon ata që përpiqen ta respektojnë,” përfundoi ai./ BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38