Flash News

E-TJERA

Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca

Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në

Gjykata e Posaçme ka dështuar për të katërtën herë radhazi të marrë dëshminë e të penduarit Skerdi Tasi në gjykimin e dosjes “Plumbi i artë”.

Seanca u shoqërua me debate të forta që kulmuan pasi gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pasur në dispozicion të plota disa proceaverbale deklarimesh të të penduarit Erion Alibej, të vitit 2022.

Pas këtij momenti, avokati i Henrik Hoxhajt dhe avokatët e Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues me pretendimin se ishin të njëanshëm në gjykim.

Debati në sallë precipitoi deri në fyerje nga ana e prokurorit Behar Dibra, ndërsa avokati Gentian Rumano po përsëriste kërkesën për përjashtim.

Debati

Prokurori Dibra, gjykatës: A mund t’ia ndërprisni fjalën. A mund ta ndërprisni dhe ta nxirrni jashtë!

Rumano: Znj. kryetare unë e bëj këtë kërkesë, pasi në Apel, gjyqtar Dhinitri, më thonë “a e bëre kërkesën në momentin e duhur”. Ky është momenti i duhur.

Prokurori: A mund ta ndërprisni, sepse nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti. Idiotësirat e këtij idioti!

Av.Rumano: Ju sapo konsumuat një vepër penale.

Ndërhyn gjykata për të qetësuar situatën, ndërsa avokati Rumano braktisi sallën.

Për shkak të mbetjes pa mbrojtje të të pandehurit Henril Hoxhaj gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu për të martën.

Të fundit