Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje

Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese

Në mesin e vrullit që ka nisur për të “çliruar” hapësirat publike, Rama nuk ka kursyer sërish prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Kjo e fundit i është drejtuar me një letër KLP-së ku kërkon mbrojte nga sulmet politike që i ka adresuar Rama.

Mirëpo, nga takimi me kryebashkiakët në Durrës, Rama ka shënjestruar sërish Gjelin duke e akuzuar se ka heshtur përballë ndërtimeve pa leje në Theth, madje sipas tij, prokurorja ka hartuar “një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje”.

“Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve për shkak se ka marrë vëmendjen e ditës ajo që ka ndodhur në Theth, ku gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve, ka pasur një boom ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit të ri turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime janë vërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, në një aspekt policia e Shtetit ka funksionuar, ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori, dhe siç është bërë e ditur në një rast të një flagrance spektakolare ku nuk është ndërtuar një ngrehinë, por një fshat i tërë turistik, në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka bërë një ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërtimi pa leje është vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rëndë.

IKMT ka nisur të veprojë, duhet thënë qoftë në Theth, qoftë në Vlorë, apo territore të tjera, dobësia e madhe e IKMT, Tirana psh është një qytet ku ka një volum të madh të problematikave të zaptimit përtej kufijve normale të bërjes biznes dhe qoftë policitë bashkiake janë struktura problematike”, deklaroi Rama.

 

Të fundit