Flash News

E-TJERA

U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës letër KLP-së: Reagoni për sulmet politike

U kërcënua me kallëzim nga Rama, prokurorja e Shkodrës

Pasi u kritikua madje u kërcënua me kallëzim nga kryeministri Edi Rama për mos nisjen e hetimeve ndaj ndërtimeve pa leje në Thetrh, prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli i është drejtuar me një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjeli kërkon nga KLP një reagim ndaj deklaratave që Rama ka bërë kundrejt saj, të cilat i ka cilësuar si “sulme të papranueshme politike” dhe “cenim të pavarësisë së prokurorisë”.

Po ashtu, prokurorja e Shkodrës është treguar e gatshme të hetohet para organeve te drejtësisë lidhur me pretendimet e kryeministrit.

“Në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që: Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve; Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional”, thuhet në letrën e Elsa Gjelit.

Të fundit