Flash News

E-TJERA

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskena nga procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se Veliaj kishte paraqitur kërkesë për rekurs me qëllim që të rikthehej në detyrë si kryetar bashkie, duke argumentuar se nuk përbënte rrezikshmëri dhe se masa e arrestit ishte e pajustifikuar.

Gazetarja zbuloi gjithashtu se në dhomën e këshillimit ka pasur debate të forta mes gjyqtarëve për shkak të statusit të Veliajt si kryetar bashkie në detyrë, por në fund vendimi për mbajtjen në burg u mor pa asnjë votë kundër.

“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj. Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave. GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase“, tha Lala

Të fundit