Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një 66-vjecar, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.07.2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës (dyshohet në një segment të rrugës që është ende i paaksesueshëm), shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., rreth 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit